A.R.I.A Hap aplikacionin
Flamuri i Shqipërisë

A.R.I.A

Programi i Automatizuar i Inteligjencës Artificiale Shqiptare

Një asistent personal që flet shqip. Përdore në shfletues ose në telefon: komandat bazë punojnë në pajisjen tënde, ndërsa biseda me AI kalon përmes shërbimeve në internet.

Çfarë bën

Bisedë në shqip

Pyet ARIA-n për çfarëdo, pa llogari dhe pa çelës. Prova ka limit ditor. Përgjigjet vijnë nga një model AI dhe mund të kenë gabime.

Shënime dhe lista

Ruaj shënime dhe gjëra për të bërë. Ato qëndrojnë vetëm në pajisjen tënde.

Komanda të shpejta

Ora, data dhe llogaritje të thjeshta, edhe pa përdorur AI-në.

Privatësia

Çfarë dërgohet

Mesazhet e bisedës përpunohen nga Cloudflare dhe, në disa raste, nga Anthropic. ARIA nuk i ruan ato. Mos shkruaj fjalëkalime ose të dhëna të ndjeshme.

Çfarë qëndron te ti

Shënimet, lista dhe çelësi ruhen në këtë pajisje. Për limitet, ruajmë vetëm numërime dhe një kod të paidentifikueshëm që ndryshon çdo ditë, jo adresën IP.

Qasja

Prova është e hapur për të gjithë, brenda një limiti ditor. Përdoruesit me çelës privat kanë më shumë mesazhe. ARIA nuk kontrollon dot kompjuterin tënd nga interneti.

Instalimi në Android

Shkarko skedarin APK, hape dhe lejo instalimin nga ky burim kur Android ta kërkojë. Aplikacioni ka nevojë për internet. Punon në telefona Android 64-bit, me Android 7 ose më të ri.

Asistent në telefon

Në shumë telefona Android mund ta zgjedhësh ARIA-n si asistent te Cilësimet, Aplikacionet e parazgjedhura. Pastaj mund t'i flasësh për të hapur aplikacione, për të përgatitur thirrje dhe mesazhe, ose për të vendosur alarme. Njohja e zërit dhe leximi me zë në shqip varen nga telefoni, ndaj disa përgjigje mund të shfaqen vetëm si tekst.